Sot u bë hapja e Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”

Sot  u bë hapja e Festivalit të filmit “Hynesha në Fron” në Statcionin Hekurudhor, Fushë Kosovë. Sivjet krahas repertorit të pasur të filmave për të rritur, “Hyjnesha në Fron” sjell edhe edicionin e filmave për fëmijë. Hapja e festivalit u bë pikërisht në ditën e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.

Gjatë konferencës për media, Drejtori i Festivalit Besim Ajeti theksoi se: “tridhjetë e pesë vjet në Kosovë nuk është xhiruar film për fëmijë. “Hyjnesha në Fron” organizoi puntorinë se si  bëhen filmat. Gjatë ceremonisë së festivalit u rixhirua skena 27/1 e seriali dikur shumë i popullarizuar për fëmijë “ Fidani”. Me këtë rast fëmijët patën mundësi të mësojnë së si punohen filmat.

Programi kulturor dhe argëtues për fëmijë filloi në orën 12:00 me xhiron e “ Trenit për Fëmijë”, këngë nga shkolla “ Vihuela”, vallëzim modern nga “ Evolution”, si dhe recital  nga çerdhja e fëmijëve “ Gëzimi ynë” nga Fushë Kosova. Gjithashtu u shfaq filmi në “ Kino Tren”.

Shfaqja e filmave për të rritur filloi në orën 16:00 dhe vazhdon deri në orët e vona të mbrëmjes.

Krahas aktiviteteve argëtuese e kulturore gjatë gjithë kohës së zgjat Festivali ‘Hyjnesha në Fron”, në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në platonë para tij do të qëndrojnë hapur “Panairi për ushqim,veshje tradicionale e produkte tjera vendore’’.

Përderisa katër ditët e para të Festivalit do të mbahen në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në Amfiteatrin e Qytetit të Fushë Kosovës, nata përmbyllëse e “Hyjneshës në Fron’ do të mbahet në kështjellën e lashtë të fshatit Halilaq.

Në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “Hyjnesha në Fron”do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtë, të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës.

Photo by: Burim Berisha

 

DSC_1632 DSC_1639 DSC_1705 DSC_1729 DSC_1785 DSC_1788 DSC_1801 DSC_1827 DSC_1847 DSC_1924 DSC_1997 DSC_2023 IMG_1064

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *