Sonte çmimet për filmat fitues përmbyllin edicionin e XI-të të Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’

Me natën e pestë, të hënën më 27 Gusht 2018, përmbyllet edicioni i XI-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’. Nata finale ka në program ceremoninë përmbyllëse e cila fillon nga ora 20:00 në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë. Pjesa e parë e mbrëmjes është e rezervuar për ndarjen e çmimeve, ndërsa vazhdon me një koktej me muzikë live nga doajeni i muzikës qytetare Bashkim Gagica. Në çdo kategori garojnë filma të shumtë ndërkombëtarë dhe vendorë për çmimin kryesor të festivalit ‘Hyjnesha në Fron’, statujë kjo e cila simbolizon qytetin e Prishtinës.

Edicioni i sivjemë festivalit u zhvendos në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë ku përveç kinos në stacion të trenit dhe asaj në Kino Armata, filmat janë shfaqur edhe në një kino në vagon treni statik si formë proteste e mosrealizit të idesë fillestare që me tren të udhëtohet nëpër Europë, dhe të jetë një festival që në udhëtimin me tren ti marrë krijuesit përgjatë udhëtimit të tij, ide kjo origjinale e themeluesit të festivalit Besim Ajeti.

Krijuesit ndërkombëtarë të pranishëm në edicionin e sivjemë janë tejet të mahnitur me idenë themeluese të festivalit, i cili vazhdon të tërheq mysafirë dhe krijues të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Këtë vit, dy regjisorë, hungarez dhe koreano-jugor, vendosën që filmat e tyre t’i shfaqin si premiera botërore në Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’. Bëhet fjalë për filmat ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit) nga regjisori Pozsgai Zsolt (Hungari), dhe ‘Dad Is Pretty’ (Babai është i Bukur) nga regjisori Park So Min (Republika e Koresë Jugore). Filma të tjerë të shafqur këtë edicion kanë patur gjithashtu premierat e tyre europiane dhe regjionale.

Regjisori Szolt, i cili nuk mund të ishte i pranishëm në premierën botërore të filmit të tij, nëpërmjet një letre të përcjellur përmes Ambasadës Hungareze në Kosovë tek organizatorët e festivalit shtoi se ka qenë një surprizë e papritur dhe kënaqësi që filmi i tij është përzgjedhur prej festivalit duke e konsideruar shfaqjen e filmit të tij në Prishtinë si një moment emblematik në karrierën e tij.  Letrën e plotë të tij mund ta lexoni më poshtë:

Programi i ditës përmbyllëse të festivalit:

PROGRAMI DITOR

E Hënë

27 Gusht/August 27, 2018

Ceremonia Përmbyllëse/Closing Ceremony
Ora/Time: 20:00 h
Vendi/Place: Train Station Prishtina

  1. Ndarja e çmimeve – Awards Ceremony
  2. Koktej – Cocktail
  3. Live Music: Bashkim Gagica

Të tjera/Others:
23-27 Gusht/23-27 August 2018
Ekspozitë/Exhibition: Muhamet Ahmeti – Metis
Subjekti/Subject:
“Në kërkim të … (lirisë së lëvizjes, mbijetesës, dashurisë, x personit të humbur, shpresës…)”
‘In search of … (freedom of movement, survival, love, x-lost person, hope…)’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *