Përfundoi Fest Film Kosova “Hyjnesha në fron”

“Le garagiste” me statujën e hyjneshës për filmin më të mirë

 awards2   awards1
awards1: Nje foto e perbashket e pjesemaresve ne festival
awards2: (nga e majta) Lyubo Yonchev “Shooting Stars”, Bulent Gunduz “Kurdistan Kurdistan”, Pedro de Carvalho “Train Station” dhe Tauquir Ahmed “Unnamed”

Çmimin “Filmi më i mire” i metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Le garagiste” i regjisorit nga Kanadaja, Renee  Beaulieu, i cili fitoi edhe një çmim tjetër, për aktorin më të mirë

Fushë Kosovë, 4 shtator (Hn’F) – Pak para mesnate në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë, ka përfunduar festivali pesditorë Fest Film Kosova “Hyjnesha në fron”.
Në mbrëmjen e fundit dashamirët e artit dhe pjesëmarrësit e manifestimit përmbyllës të festivalit, patën rastin të dëgjojnë dhe takohen me fituesit e çmimeve për filmat e përzgjedhur nga 40 sosh, sa kanë marrë pjesë në garë.
Çmimin “Filmi më i mire” i metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Le garagiste” i regjizorit nga Kanadaja, Renee  Beaulieu. Juria për filmat e metrazhit të gjatë, në përbërje; Agim Sopi, regjisor, Yaron Lapid , aktor dhe regjisor nga Britania-Izraeli, si dhe Moni Damevski, producent nga Maqedonia, kanë vlerësuar se filmi fitues shquhet me prezentimin e kushteve njerëzore, apo më konktretisht për portretizimin e personazhit i cili vuan nga një sëmundje vdekjepruese dhe për mënyrën se si e përballon ai.
Çmimin për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë e fitoi “Shooting star” , të cilin e realizoi regjisori nga Bullgaria, Lyubo Yonchev.  Anëtarë të jurisë për garën e filmave të metrazhit të shkurtë e përbënë; dramaturgu nga Kosova, Arian Krasniqi,  aktorja Zethane Bahtiri dhe Arsim Haliti, regjisor. Përzgjedhja e filmit “Shooting star” si film më i mirë i festivalit  është bërë për shkak të realizimit dhe trajtimit origjinal të një teme humane me dimensione universale, qasje profesionale në të gjitha komponentet e tij: skenar, regji, aktrim dhe kamerë.
Çmimi për skenarin më të mirë të filmit të metrazhit të shkurtë iu nda filmit italian “Nuvola”, në regji të Giulio Mastromauros. Një tjetër çmim nga kategoria e metrazhit të gjatë, përkatësisht për Trashëgimi kulturore  e fitoi filmi “Kurdistan Kurdistan” në regji të Bulent Gunduz. Çmimi për debutim e fitoi filmi i prodhimit japonez me regji të Keishi Suenagas “Inherit the Stars”.
Çmimi special,  iu nda filmit “Train Station”  një prodhim i “collabFeature”, në regji rekorde prej dyzet filmbërësve të ndryshme, çmimin në emër të të cilëve e pranoi Tiago de Carvalho.  Për skenarin më të mire” u shpërblye “Unnamed” i regjisorit nga Bangladeshi,  Taquir Ahmed, i cili ishte i pranishëm në skenë kur pranoi dy statueta të hyjneshës, përfshirë tjetrën për regjisorin më të mirë në festival.
Çmimi për aktorin më të mirë e fitoi aktori Normand D’amour nga “La garagist”. Me këtë rast drejtori Besim Ajeti duke e përmbyllur festivalin theksoi se ka dy qëllime.
“Që të realizohet kërkesa jonë për pensionet kombëtare për artistët me kontribute të veçanta nga të gjitha fushat e artit, si dhe krijimin e hapësirës për bashkëpunim dhe miqësi ndërkombtare në Kosovë e në  ‘Hn’F në edicionin e dhjetë nën menaxhim ndërkombëtar”, tha ai.
Pastaj skenën e amfiteatrit e pushtoi bendi “Jericho” i cili performoi  drejtpërdrejt për publikun e pranishëm.
Hn’F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *