Publikohet juria vlerësuese e festivalit

Publikohet juria vlerësuese e festivalit

Regjisori Agim Sopi, së bashku me dy filmbërës të tjerë ndërkombëtarë që për organizatorin janë të njohur do të përfaqësojnë jurinë vlerësuese të metrazhit të gjatë. Shtatë çmime për t’u ndarë, dy prej të cilëve për filmat e shkurtë

FK, 31 gusht (Hn’F) – Pak para se të fillojë festivali i ndërkombëtar i filmit është bërë publike edhe juria e festivalit në mesin e të cilëve gjenden emra të shquar të kinemasë vendore dhe ndërkombëtare si regjisori Agim Sopi, së bashku me dy filmbërësa të tjerë ndërkombëtarë që për organizatorin janë të njohur, ka bërë të ditur, organizatori i festivalit.

Juria është e ndarë në dy grupe punuese dhe përveç jurisë së filmave artistikë të metrazhit të gjatë që do të ndajnë pesë çmimet e vlefshme ekziston edhe paneli i jurisë vlerësuse për filmat e metrazhit të shkurtë.

Filmat konkurrojnë për këto çmime: Filmin e metrazhit të gjatë më të mirë, Regjia me mirë, Skenari më i mirë, Aktori më i mirë dhe Aktorja më e mirë, kategori këto nga zhanri artistik i metrazhit të gjatë.  Ndërsa, nga kategoritë e filmave shkurtë do të ndahen dy çmime të vlerfshme si Filmi i shkurtë më i mirë dhe një çmim opcional për skenarin më të mirë, aktorin apo aktoren më të mirë.
Në bordin e festivalit tashmë kanë arritur katalogu i shtypur dhe posterët me stemën e “Hyjneshës në fron”.

Hn’F

Dita e parë në Hn’F

Dita e parë në Hn’F

FestFilmKosova
Programi kinematografik i festivalit të filmit të Hn’F-së
Fushë Kosovë
FK, 30 gusht (Hn’F) – Filmat do të shfaqen në tri lokacione, në amfiteatër (A), në sallën e shfaqjeve special “special screen”, në Kino Stacion (KS) si dhe në sallën e posaçme në tren, “Train Cinema” (TC) në relacionet Fushë Kosovë – Hani i elezit dhe Fushë Kosovë – Pejë.

Ciceroni kulturor për ditën e pare në Hn’F
Programi kinematografik për 31 gusht
“Train Station” Amfiteatër (A) 31 Gusht 20:30 1:37:00
“JUST SCENE” vol.1 Kino Stacion (KS) 31 Gusht 22:15 0:30:00
“Passion of V” Kino Stacion (KS) 31 Gusht 23:00 0:38:54

Hapja zyrtare
Hapja ceremoniale në stacionin e hekurudhave në Fushë Kosovë, përkatësisht në “Train Cinema” (TC) nga ora 19 : 30, përmes prezantimit të jurisë dhe kategorive të çmimeve shpërblyese për filmat pjesëmarrës.

Bordi i Hn’F-së & Media person (MH): Hn’F: www.festfilmkosova.com, info@festfilmkosova, +377 45 243 690. mentorhaliti@gmail.com, 044 148 552. Adresa: Zyra e Hn’F-së, stacioni i hekurudhave, 12 000 Fushë Kosovë.

Të mërkurën do të fillojë edicioni i nëntë i festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”

Të mërkurën do të fillojë edicioni i nëntë i festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”

Udhëtim me tren nëpër botën e kinemasë

Filmi i prodhimit amerikan, “Train Station” si dhe filmat e tjerë të metrazhit të gjatë do të shfaqen në terminet e mbrëmjes, në amfiteatër. Ndërkohë, filmat e metrazhit të shkurtë do të shfaqen në sallën e projektuar brenda vagonit të trenit në udhëtim

F. Kosovë, 27 gusht (Hn’F) – Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe një nga eventet kryesore kinematografike në Kosovë, do të fillojë të mërkurën.
Festivali i Filmit të Kosovës, “Hyjnesha në fron”, edicioni i nëntë, këtë vit do mbahet në Fushë Kosovë, nga data 31 gusht deri, më 4 shtator.
Gjatë një jave sa do të zgjas festivali do të shfaqen gjithsej katërdhjetë filma të metrazhit të gjatë, të mesëm dhe të shkurtë, të ardhur nga tri kontinente: nga Evropa, Amerika dhe Azia e madje nga Japonia e largët. Kinemanë vendore do ta përfaqësojë filmi “Ballkoni” i Lendita Zeqirit.
Filmat do të shfaqen në ambient të hapur, në amfiteatrin pranë stacionit hekurudhor, ndërsa projeksioni kryesor i shfaqjes së filmave të shkurtë artistik do të zhvillohet brenda, në trenin udhëtues. Për këtë ngjarje madhështore është ndërtuar edhe një sallë e veҫantë kinematografike në kuadër të ndërtesës së stacionit të trenit, një projeksion me program të posaҫëm.
Programi kinematografik, përkundër shumë prurjeve artsitike dhe titujve të larmishëm, do ta hapë festivalin, filmi tejet interesant me titullin “Train Station” (“Stacioni i trenit”), një përmbledhje e realizuar nga njëzetepesë regjisorë të ndryshëm, ndërkombëtarë, që kanë punuar në më shumë se pesëdhjetë vende të ndryshme të botës, në një skenar të njejtë.
Filmi i prodhimit amerikan, “Train Station” si dhe filmat e tjerë të metrazhit të gjatë do të shfaqen në terminet e mbrëmjes, në amfiteatër. Ndërkohë, filmat e metrazhit të shkurtë do të shfaqen në sallën e projektuar brenda vagonit të trenit në udhëtim. Për të kënaqur shijet e përgjithshme organizatori ka ndërtuar një sallë të posaҫme, të përqëndruar, në stacion, përkatësisht në katin e dytë, me një kapacitet prej dyqind ulësve.
Juria e festivalit do të kujdeset për ndarjen e ҫmimeve që vijnë në dy kategori të ndryshme, përfshirë Filmin më të mirë dhe statuetën epike, “Hyjnesha në fron” të Dardanisë antike.

@Hn’F

Intervistë me regjisorin Lyubo Yonchev

Intervistë me regjisorin Lyubo Yonchev

Ylli që bie dhe ylli që ngrihet
Po, “Ylli që bie” , është më saktë. Filmi është pjesëmarrës në shumë festivale, dhe i përkthyer në mbi pesëmbëdhjetë gjuhë të botës, përfshirë gjuhën armene, hinduse dhe arabe. Është nominuar si filmi i shkurtë, më i shpërblyer bullgar në arenën ndërkombëtare
F. Kosovë, 28 gusht (Hn’F) – Në mesin e ekipit simpatik të organizatorëve të festivalit të filmit “Hyjnesha në fron” gjendet edhe regjisori i ri bullgar, Lyubo Yonchev, i cili si mysafir është i pranishëm me veprën e tij kinematografike që do ta shfaqet në ditët në vazhdim.
Hn’F : “Shooting Star”?
Yonchev: Po, “Ylli që bie” , është më saktë. Filmi është pjesëmarrës në shumë festivale, dhe i përkthyer në mbi pesëmbëdhjetë gjuhë të botës, përfshirë gjuhën armene, hinduse dhe arabe. Është nominuar si filmi i shkurtë, më i shpërblyer bullgar në arenën ndërkombëtare. Është pjesëmarrës i festivalit të Sarandës, gjithashtu. Atje është përkthyer si “Meteori”.
Hn’F : Për ҫka bëhet fjalë në film?
Yonchev: Bëhet fjalë për një grua të divorcuar së cilës i duhet t’i mbrojë fëmijët e saj të vegjël, të cilët duke u kthyer nga kopshti i fëmijëve bëhen dëshmitarë të një akdisdenti të rëndë me pasoja të pashlyeshme në kujtesat e tyre.
Hn’F : Cili është filmi i radhës?
Yonchev: Është një temë që prek ҫështjen e migrimit e që është një temë aktuale për ne të gjithë në Ballkan. Është një film mbi mënyrën se si personazhet e botës myslimane janë të detyruar ta mbulojnë veten përkundër dëshirës së tyre edhe pse disa prej tyre kundërshtojnë ato. Jo të gjitha prej tyre i duan krejt ato rekuizite mbi trupat e tyre. Dua ta kundërshtoj këtë dukuri. Dua të them se nuk është e vërtetë se të gjithë myslimanët janë terroristë, sikurse nuk është e vërtetë se të gjithë ata që s’janë myslimanë s’janë terroristë.
Hn’F : Skenarin je duke e punuar vet?
Yonchev: Jo! Me një koleg, gjithashtu regjisor.
Hn’F: Tema e migrimit është bërë një kryetemë?
Yonchev: Ka shumë të migruar në Bullgari, sikurse në të gjithë vendet e tjera, gjithashtu. Tani më, krejt tema e migrimit është bërë një ҫështje e madhe dhe e rëndësishme.
Hn’F: Është një ndjesi për të vlerësuar ҫështjen e migrimit apo vetëm një rrëfim filmik për ta treguar?
Yonchev: Të dyjat! Më tepër është një temë familjar për t’u përballuar, në këtë situatë të porsakrijuar.
Hn’F: Si e vlerëson kinemanë tuaj vendore?
Yonchev: Është një festival, i cili mbahet në kryeqytet dhe pret filma nga vende të ndryshme të botës, i ranguar në mesin e pesëdhjetë festivaleve më të mirë të botës nga asociacioni ndërkombëtar. Në vendin tonë prodhohen dhjetë filma në vit dhe rreth njëzet dokumentarë.
Filmografia
“They Are Waiting…” (2009), film i shkurtë
“Dangerously Close (2013) – film i shkurtë
“Cain” (2014) – film i shkurtë
“The Last Attempt” (2014), film i shkurtë
“Shooting Star” (2015) – film i shkurtë
@Hn’F

Programi i festivalit, “Hyjnesha në fron”

Programi i festivalit, “Hyjnesha në fron”

Gjatë një jave sa do të zgjas festivali do të shfaqen gjithsej katërdhjetë filma të metrazhit të gjatë, të mesëm dhe të shkurtë, të ardhur nga tri kontinente: nga Evropa, Amerika dhe Azia e madje nga Japonia e largët.
Veprat e ndryshme përfaqësojnë kinematë nga vendet e mëdha industriale, por edhe kinematë e vogla dhe të pavarura. Kinemanë vendore do ta përfaqësojë filmi “Ballkoni” i Lendita Zeqirit.
Filmat artistikë do të shfaqen në ambient të hapur siҫ është amfiteatri, në ambient të mbyllur, brenda stacionit si dhe në ambient lëvizës duke udhëtuar me tren.

Programi

31 gusht, filmat e metrazhit të gjatë, 20:00
Hapja ceremoniale e festivalit
“Train Station” – Collab Feature (USA), amfiteatër, 20:30
“Just Scene” – Alex Sunju Park(KOR), special Screening, K2, 20:30

1 shtator, filmat e metrazhit të gjatë
“The Great Wall” – Tadhg O’Sykkuvan (IRL), amfiteatër, 20:30
“Crime and Punishment” – Andrew O’Keefe(AUS), amfiteatër, 22:00
“Inherit the Stars”, Special Screening, 20:00

2 shtator, filmat e metrazhit të gjatë
“Escapes” – Mercedes Gaspar (SPA), amfiteatër, 20:30
“The Little Gipsy Witch” – Tomislav Žaja (CRO), amfiteatër, 22:30
“Massai 10th , Lost Tribe of Israel” – Dante Tanikie (UK), Special Screening, 20:00

3 Shtator, filmat e metrazhit të gjatë
“Pechorin” – Roman Khrushch (RUS), amfiteatër, 20:30
“Laputa” – Jakub Smid(CZH), amfiteatër, 22:00
“Kurdistan” – Bulent Funduz (KUR), special screening, 20:30
“Bern Harbor” – Thomas Neuenschwander (CH), special screening 22:00

01 shtator, ora 16:30, filmat e shkurtë, Tren
“Jr Senmo Main Line” – Michito Tanaka (JP)
“I Wanted A War” – Lino Palena(ITA)
“Entelechy” – Ariana Delawari (USA)
“Shooting Star” – Lyubo Yonchev (BLG)
“Nuvola” – Giulio Mastromauro (ITA)
“The Visit” – Leandro Corinto
“Fatalist” – Edin Alia

02 shtator, 16:30, filmat e shkurtë, Tren
“Fiddlesticks” – Veit Helmer (GER)
“Charlie & Poppy” – Jennifer Pots (USA)

03 shtator, 16:30, filmat e shkurtë, Tren
“Marshland” – Michito Tanaka (JP)
“Two Bellmen Two” – Mark Rabinowitz (UAE)
“The Last Stop“ – Michael Stout(USA)
“You Are Beautiful” – Hristo Poriazoff (BLG)
“Resting Places” – Adam Stone (USA)
“Ballkoni” – Lendita Zeqiraj (RKS)

04 shtator, 16:30, filmat e shkurtë, tren
“Notorious Corn” – Mallory Grolleau (FRA)
“Business Unusual“ – Mark Rabinowitz (UAE)
“ID” – Guadalupe Yepes (ARG)
“Reinforced” – Ali AdHami (USA)
“Silencio Canto” – Luigi Lorio(ITA)
“Black Sea” – Ulas Karaoglu(TUR)

Ceremonia e permbylljes, ndarja e cmimeve
“Jericho”, koncert, amfiteatër

Fest Film Kosova shpërblimet e Edicionit të 8-të

KOMUNIKATE

06.06.2015

Fushe Kosove

Të premten në orët e vona të mbrëmjes në një atmosferë impozante në parkun te Kalaja e lashtë e Halilaqit, në Fushë Kosovë, Fest Film Kosova ka ndarë Çmimet e edicionit të tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në Fron”.

Anëtarët e Jurisë në përbërje të Alfred Trebicka, Naser Gjinovci, Selami Taraku,  Zet’hane Bahtiri, Ekrem Sopi, Imer Mushkolaj dhe Ekrem Xani kanë shpallur filmin më të mirë të Festivalit, filmin ‘The Shadow Gene” të regjisorit Mark Norfolk nga Britania e Madhe.

Çmimi Special i Festivali i është ndarë regjisorit nga India, Sohan Roy, për filmin ‘Dam 999’. Ky Çmim I jepet filmave të cilat trajtojnë tematika me relevancë globale.

Çmimi për vepër jetësore i është dhënë regjisorit kosovar Sadedin Prekazi për kontributin që ai ka bërë përgjatë dekadave në fushën e kinematografisë kosovare, me theks të veçantë në kinematografinë për fëmijë.

Çmimet e tjera të ndara janë si në vijim:

Për kategorinë e filmit të gjatë Çmimi ‘Regjia më e mirë” I është ndarë filmit ‘The shadow gene”, kurse filmi për skenarin më të mirë i takoi filmit ‘Dam 999’.

Aktori më i mirë  është zgjedhur Deyan Dankov për rolin kryesor të filmit ‘The sinking of Sazapo” nga Bullgaria, kurse Aktorja më e mirë është shpallur Elisabeth Dahl, për rolin kryesor “Shadow Gene’ të Mark Norfolkut.

Për kategorin e filmit të shkurtër Juria e Festivalit ka përzgjedhur filmin ‘Love at first sight’ në regji të Mark Playne, si filmin më të mirë ndërkombëtar nga kategoria e filmit të shkurtër. Ndërkaq ‘Sonata’ e Durim Kryeziut është përzgjedhur si filmi më I mirë I shkurtër kombëtar.

Edicioni i 8 i  Fest Film Kosovës “Hyjnesha në Fron’ sivjet për herë të parë ka pasur edhe edicionin për fëmijë ‘Kids Hyjnesha’ .

Gjatë pesë ditëve të Festivalit janë shfaqur 44 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga 17 vende të ndryshme të botës.

Filmat e metrazhit të shkurtër për herë të dytë me radhë janë shfaqur në tren, ndërkohë që ata të metrazhit të gjatë janë shfaqur në kinemanë e hapur dhe në ate të mbyllur të Hekurudhës së Kosovës në Fushë Kosovë.

Për herë të parë mbyllja e Festivalit është bërë në hapësirat afaër Kalasë së lashtë të Halilaqit. Ne ceremoninë mbyllëse kanë marr pjesë disa qindëra shikues, ndër të cilët edhe shumë banorë të të gjitha moshave të Halilaqit dhe fshatërave përeth.1