Filmfreeway

E dashur Hyjnesha në Fron,
 
Urime! Festivali juaj është renditur si një nga Top 100 Festivalet më së miri të cilësuara në FilmFreeway për muajin prill!
 
Sipas komenteve nga përdoruesit e vërtetë në FilmFreeway, festivali juaj renditet në krye 2% më shumë se 4700 festivalet e filmit dhe konkurset krijuese në mbarë botën. Nuk ka dyshim, kjo renditje është një testament për orët e panumërta të punës së madhe dhe kujdesin që ju dhe stafi juaj janë të përkushtuar për krijimin e një ngjarje të tillë të mrekullueshme.
 
Ne jemi veçanërisht krenarë për të bashkëpunuar me ngjarje të mahnitshme si tuajat që ndihmojnë filmat e pavarur të vazhdojnë të lulëzojnë.
 
Dear Goddess on the Throne,
 
Congratulations! Your festival has ranked as one of the Top 100 Best Reviewed Festivals on FilmFreeway for the month of April !
 
According to reviews from real FilmFreeway users, your festival ranks in the top 2% of more than 4,700 film festivals and creative contests around the world. No doubt, this ranking is a testament to the countless hours of hard work and care that you and your staff have devoted to creating such a wonderful event.
 
We’re especially proud to be partnered with amazing events like yours that help independent film continue to thrive.

Përfundoi Fest Film Kosova “Hyjnesha në fron”

“Le garagiste” me statujën e hyjneshës për filmin më të mirë

 awards2   awards1
awards1: Nje foto e perbashket e pjesemaresve ne festival
awards2: (nga e majta) Lyubo Yonchev “Shooting Stars”, Bulent Gunduz “Kurdistan Kurdistan”, Pedro de Carvalho “Train Station” dhe Tauquir Ahmed “Unnamed”

Çmimin “Filmi më i mire” i metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Le garagiste” i regjisorit nga Kanadaja, Renee  Beaulieu, i cili fitoi edhe një çmim tjetër, për aktorin më të mirë

Fushë Kosovë, 4 shtator (Hn’F) – Pak para mesnate në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë, ka përfunduar festivali pesditorë Fest Film Kosova “Hyjnesha në fron”.
Në mbrëmjen e fundit dashamirët e artit dhe pjesëmarrësit e manifestimit përmbyllës të festivalit, patën rastin të dëgjojnë dhe takohen me fituesit e çmimeve për filmat e përzgjedhur nga 40 sosh, sa kanë marrë pjesë në garë.
Çmimin “Filmi më i mire” i metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Le garagiste” i regjizorit nga Kanadaja, Renee  Beaulieu. Juria për filmat e metrazhit të gjatë, në përbërje; Agim Sopi, regjisor, Yaron Lapid , aktor dhe regjisor nga Britania-Izraeli, si dhe Moni Damevski, producent nga Maqedonia, kanë vlerësuar se filmi fitues shquhet me prezentimin e kushteve njerëzore, apo më konktretisht për portretizimin e personazhit i cili vuan nga një sëmundje vdekjepruese dhe për mënyrën se si e përballon ai.
Çmimin për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë e fitoi “Shooting star” , të cilin e realizoi regjisori nga Bullgaria, Lyubo Yonchev.  Anëtarë të jurisë për garën e filmave të metrazhit të shkurtë e përbënë; dramaturgu nga Kosova, Arian Krasniqi,  aktorja Zethane Bahtiri dhe Arsim Haliti, regjisor. Përzgjedhja e filmit “Shooting star” si film më i mirë i festivalit  është bërë për shkak të realizimit dhe trajtimit origjinal të një teme humane me dimensione universale, qasje profesionale në të gjitha komponentet e tij: skenar, regji, aktrim dhe kamerë.
Çmimi për skenarin më të mirë të filmit të metrazhit të shkurtë iu nda filmit italian “Nuvola”, në regji të Giulio Mastromauros. Një tjetër çmim nga kategoria e metrazhit të gjatë, përkatësisht për Trashëgimi kulturore  e fitoi filmi “Kurdistan Kurdistan” në regji të Bulent Gunduz. Çmimi për debutim e fitoi filmi i prodhimit japonez me regji të Keishi Suenagas “Inherit the Stars”.
Çmimi special,  iu nda filmit “Train Station”  një prodhim i “collabFeature”, në regji rekorde prej dyzet filmbërësve të ndryshme, çmimin në emër të të cilëve e pranoi Tiago de Carvalho.  Për skenarin më të mire” u shpërblye “Unnamed” i regjisorit nga Bangladeshi,  Taquir Ahmed, i cili ishte i pranishëm në skenë kur pranoi dy statueta të hyjneshës, përfshirë tjetrën për regjisorin më të mirë në festival.
Çmimi për aktorin më të mirë e fitoi aktori Normand D’amour nga “La garagist”. Me këtë rast drejtori Besim Ajeti duke e përmbyllur festivalin theksoi se ka dy qëllime.
“Që të realizohet kërkesa jonë për pensionet kombëtare për artistët me kontribute të veçanta nga të gjitha fushat e artit, si dhe krijimin e hapësirës për bashkëpunim dhe miqësi ndërkombtare në Kosovë e në  ‘Hn’F në edicionin e dhjetë nën menaxhim ndërkombëtar”, tha ai.
Pastaj skenën e amfiteatrit e pushtoi bendi “Jericho” i cili performoi  drejtpërdrejt për publikun e pranishëm.
Hn’F

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hyjnesha në fron”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hyjnesha në fron”

Filmat e dy kategorive, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë vijnë në ceremoninë shpërblyese të Hn’F-së duke u përpjekur të ngjiten në skenë për të rrëmbyer sa më shumë nga shkëlqimi i Hn’F-së. Pjesë e festës përmbyllëse është koncerti i rock bendit të popullarizuar kosovar “Jericho” që do të shfaqet drejtpërdrejt në amfiteatrin e stacionit, menjëherë pas ndarjes së çmimeve. Në koncert do të performojë DJ Nardi Zeqiraj, gjithashtu.

FK, 2 shtator, Hn’F – Shtatë çmime dhe statueta të “Hyjneshës në fron” nga Dardania antike do të ndahen për filmat më të mirë në festival, të cilët do të përzgjidhen nga ana e jurisë profesionale, të dielën në një ceremoni festive që do të mbahet në amfiteatrin e stacionit të trenave në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur organizatori i festivalit të filmit, Hn’F.
Statuetat e famshme të Hyjneshës në fron, origjinalet e së cilës datojnë nga parahistoria, më se pesëmijë vjet të vjetra vijnë me shkëlqimin bashkëkohor dhe me vlerat e rinovuara për arritje kinematografike, të cilat organizatori do t’i theksojë të dielën.
Për Filmin më të mire të festivalit Hn’F do të konkurrojnë rreth dyzet produksione kinematografike nga tri kontinente, filma nga vendet e zhvilluara industriale por edhe filma nga vende të vogla e prodhime të pavarura.
Pjesë e festës përmbyllëse është edhe koncerti rock bendit të  popullarizuar kosovar “Jericho” që do të shfaqet drejtpërdrejt në amfiteatrin e stacionit, menjëherë pas ndarjes së çmimeve. Në koncert do të performojë DJ Nardi Zeqiraj, gjithashtu.
Filmat e dy kategorive, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë vijnë në ceremoninë shpërblyese të Hn’F-së duke u përpjekur të ngjiten në skenë për të rrëmbyer sa më shumë nga shkëlqimi i Hn’F-së.
Hn’F

Programi i ceremonies shpërblyese

Programi i ceremonies shpërblyese
Amfiteatër, ora 20:30

Çmimet e Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, për edicionin e nëntë, 31 gusht – 4 shtator 2016
Çmimet e filmave të metrazhit të gjatë
Filmi artistik i gjatë më i mirë
Regjia më e mirë nga filmi artistik i gjatë më i mirë
Skenari më i mirë nga filmi artistik i gjatë më i mirë
Aktori më i mirë nga filmi artistik i gjatë më i mirë
Aktorja më e mirë nga filmi artistik i gjatë më i mirë

Çmimet e filmave të metrazhit të shkurtë
Filmi artistik i shkurtë më i mirë
Çmimi special (për skenarin më të mirë, aktorin më të mirë ose aktoren më të mire nga filmi i shkurtë më i mirë).

Koncerti
Amfiteatër, 21:30
“Jericho”
“DJ Nart Zeqiraj”

Çmimet e Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, për edicionin e nëntë, 31 gusht – 4 shtator 2016

Çmimet e Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në fron”, për edicionin e nëntë, 31 gusht – 4 shtator 2016

1.    Çmimet e filmave të metrazhit të gjatë
Filmi i gjatë më i mirë
Regjia më e mirë
Skenari më i mirë
Aktori më i mirë
Aktorja më e mirë
2.    Çmimet e filmave të metrazhit të shkurtë
Filmi i shkurtë më i mirë
Çmimi special (për skenarin më të mirë, aktorin më të mire ose aktoren më të mirë).

3 Shtator, filmat e metrazhit të gjatë

“Pechorin” – Roman Khrushch (RUS), amfiteatër, 20:30
“Laputa” – Jakub Smid (CZH), amfiteatër, 22:00
“Kurdistan” – Bulent Funduz (KUR), special screening, 20:30
“Bern Harbor” – Thomas Neuenschwander (CH), special screening 22:00

Treni niset në 16:00

03 shtator, 16:30, filmat e shkurtë, tren

“Marshland” – Michito Tanaka (JP)
“Two Bellmen Two” – Mark Rabinowitz (UAE)
“The Last Stop“ – Michael Stout(USA)
“You Are Beautiful” – Hristo Poriazoff (BLG)
“Resting Places” – Adam Stone (USA)
“Ballkoni” – Lendita Zeqiraj (RKS)

(Duhet të jeni në stacion para orës 16:00)

Programi i filmave ne festivalin e filmit

Hn’F, 2 shtator, e premte

“Laputa”                  Amfiteater/SS             20:30
“The Little Gypsy Witch”  Amfiteater                22:30
“ESCAPES”                 Kino Stacion              22:30
“Maasai 10th lost tribe”  Kino Stacion            20:30
“There’s Always Tomorrow” Kino Stacion      18:00
“Fiddlestick’s”           Kino stacion/Kids         11:00
“Charlie & Poppy”         TRAIN CINEMA/Kids          7:45

Bordi i festivalit
1 shtator

Dy juritë e festivalit ndajnë shtatë çmime prestigjioze

Regjisori Agim Sopi së bashku me Moni Damevskin nga  Maqedonia dhe  Yaron Lapid Heathrown nga Britania e madhe do të përfaqësojnë treshen e jurisë kyresore që do të bëjë vlerësimin e repertorit të filmave të metrazhit të gjatë

FK, 31 gusht (Hn’F) – Festivali ndërkombëtar i filmit ka bërë publik emrat e jurisë së tij, në mesin e të cilëve gjenden emra të shquar të kinemasë vendore dhe ndërkombëtare si regjisori Agim Sopi, së bashku me dy filmbërësa të tjerë ndërkombëtarë ka bërë të ditur, organizatori i festivalit.

Regjisori Agim Sopi së bashku me Moni Damevski  nga  Maqedonia dhe  Yaron Lapid Heathrow nga Britania e madhe do të përfaqësojnë treshen e jurisë kyresore që do të bëjë vlerësimin e repertorit të filmave të metrazhit të gjatë për të ndarë çmimet e festivalit.

Juria është e ndarë në dy grupe punuese dhe përveç jurisë së filmave artistikë të metrazhit të gjatë që do të ndajnë pesë çmimet e vlefshme ekziston edhe paneli i jurisë vlerësuse për filmat e metrazhit të shkurtë.

Filmat konkurrojnë për këto çmime: Filmin e metrazhit të gjatë më të mirë, Regjia me mirë, Skenari më i mirë, Aktori më i mirë dhe Aktorja më e mirë, kategori këto nga zhanri artistik i metrazhit të gjatë.  Ndërsa, nga kategoritë e filmave shkurtë do të ndahen dy çmime të vlerfshme si Filmi i shkurtë më i mirë dhe një çmim opcional për skenarin më të mirë, aktorin apo aktoren më të mirë.

Jurinë vlerësuese për filmat e metrazhit të shkurtë e përbëjnë: regjisori Arsim Haliti, aktorja Zeta Bahtiri dhe dramaturgu Arian Krasniqi.
Hn’F

Hn’F me dy mesazhe

Me mesazhin se arti bëhet për njeriun dhe me mesazhin e ndërtimit të urës për besimin ndërnjerëzor

FK, 31 gusht, (Hn’F) – Duke ia rikthyer artin njeriut dhe duke dhënë mesazhin për besimin ndërnjerëzor, të mërkurën i hapi dyert e trenit dhe tri sallat edicioni i nëntë i festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”.
“Sepse arti bëhet për njeriun, e ne jetojmë për te”, theksoi në fjalimin e tij inagurues, Besim Ajeti, drejtori i festivalit, i cili shtoi se ai dhe stafi i tij u përpoqën së bashku të ndërtojnë urat, t’i tejkalojnë pengesat e të fisnikërojnë shpirtin njerëzor.
Hn’F, siç theksoi ai para kineastëve të ardhur nga tri kontinentet e botës, festivali kishte nisur rrugëtimin katërmbëdhjetë vjet më parë duke luajtur rolin e afrimit të artistëve në një skenë.
“’Hyjnesha në fron’ sot ka bashkuar artistë, aktorë, regjisorë nga të paktën tri kontinente të botës. Së bashku do të kemi rastin të shikojmë disa dhjetëra filma të metrazhit të gjatë e të shkurtër, filma që na vijnë nga çdo cep i rruzullit tokësor”, tha ai.
Idetë gjatë këtyre ditëve do të qarkullojnë lirisht, përkundër faktit se vizat vazhdojnë ta kufizojnë lëvizjen e njeriut tonë, theksoi më tej Ajeti duke porositur se si “arti nuk pranon kufizime të tilla si vizat”.
Ky repertor e këta mysafirë na e përkujtojnë për herë të nëntë me radhë se ky komunitet përballon një nga sfidat e radhës që i del përpara dhe se duke përkujtuar figurat që inspiruan me guximin, dijen e talentin ai sheh modelin për ndërtimin e së ardhmes.
“Në vitin 2002 e filluam së bashku kur u zotuam se do të përkujdesemi që personaliteteve të shquara nga fusha e krijimtarisë artistike, tu sigurojmë një pleqëri më të dinjitetshme”, theksoi drejtori i Hn’F-së Ajeti, i cili tha se këtë ide duhet ta çojmë deri në fund.
Propozimi ndodhet tek organizatori i festivalit, i cili do të kujdeset ditëve në vazhdim për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme për t’ua proceduar atë institucioneve për miratim.
Me këtë propozim që na nderon të gjithëve, Ajeti e shpalli të hapur edicionin e nëntë të Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
H’nF

hnf2 hnf3

hnf6     hnf7

hnf4 hnf5

Hn’F një zë i artistëve të të gjitha brezave

Hn’F një zë i artistëve të të gjitha brezave

Iniciativa e Hn’F-së është një propozimin për sigurimin e “Pensioneve Kombëtare” që do t’u ndaheshin në baza mujore përfaqësuesve të shquar nga fusha e artit dhe krijimtarisë artistike

FK. 31 gusht 2016 (Hn’F) – Hn’F me rastin e hapjes zyrtare të edicionit të nëntë ua ka dërguar një letër apeli mediave dhe institucioneve më të larta të vendit, përkatësisht ekzekutivit të vendit në mënyrë që ata të mbështesë inciativën e tyre për ndarjen e pensioneve për artistët e shquar nga fusha e artit dhe krijimtarisë artistike.
Iniciativa është një ide e kahmotshme e stafit të festivalit që daton nga themelet e tij, e që iu është prezantuar presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, ide e cila s’ka rreshtur të shuhet, madje është aktualizuar në edicionin e sivjetmë si asnjëherë më parë.
“Personalitetet që kanë kontribuar për zhvillimin e artit në kohët më të vështira, e kanë mbajtur të gjallë kulturën në vend dhe në botë”, thuhet në letrën e apelit, duke shtuar më tej se të njejtit sot jetojnë pa përkujdesin institucional.
Miratimi i këtij fondi do të ishte mirënjohje për punën që kanë treguar figurat e shquara artistike në të kaluarën dhe një inspirim për gjeneratat e ardhshme duke konkluduar se si në këtë mënyrë, duke nderuar të shkuarën do të nderojmë Kosovën.
Hn’F