Hn’F një zë i artistëve të të gjitha brezave

Hn’F një zë i artistëve të të gjitha brezave

Iniciativa e Hn’F-së është një propozimin për sigurimin e “Pensioneve Kombëtare” që do t’u ndaheshin në baza mujore përfaqësuesve të shquar nga fusha e artit dhe krijimtarisë artistike

FK. 31 gusht 2016 (Hn’F) – Hn’F me rastin e hapjes zyrtare të edicionit të nëntë ua ka dërguar një letër apeli mediave dhe institucioneve më të larta të vendit, përkatësisht ekzekutivit të vendit në mënyrë që ata të mbështesë inciativën e tyre për ndarjen e pensioneve për artistët e shquar nga fusha e artit dhe krijimtarisë artistike.
Iniciativa është një ide e kahmotshme e stafit të festivalit që daton nga themelet e tij, e që iu është prezantuar presidentit të atëhershëm, Ibrahim Rugova, ide e cila s’ka rreshtur të shuhet, madje është aktualizuar në edicionin e sivjetmë si asnjëherë më parë.
“Personalitetet që kanë kontribuar për zhvillimin e artit në kohët më të vështira, e kanë mbajtur të gjallë kulturën në vend dhe në botë”, thuhet në letrën e apelit, duke shtuar më tej se të njejtit sot jetojnë pa përkujdesin institucional.
Miratimi i këtij fondi do të ishte mirënjohje për punën që kanë treguar figurat e shquara artistike në të kaluarën dhe një inspirim për gjeneratat e ardhshme duke konkluduar se si në këtë mënyrë, duke nderuar të shkuarën do të nderojmë Kosovën.
Hn’F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *