Hn’F me dy mesazhe

Me mesazhin se arti bëhet për njeriun dhe me mesazhin e ndërtimit të urës për besimin ndërnjerëzor

FK, 31 gusht, (Hn’F) – Duke ia rikthyer artin njeriut dhe duke dhënë mesazhin për besimin ndërnjerëzor, të mërkurën i hapi dyert e trenit dhe tri sallat edicioni i nëntë i festivalit të filmit “Hyjnesha në fron”.
“Sepse arti bëhet për njeriun, e ne jetojmë për te”, theksoi në fjalimin e tij inagurues, Besim Ajeti, drejtori i festivalit, i cili shtoi se ai dhe stafi i tij u përpoqën së bashku të ndërtojnë urat, t’i tejkalojnë pengesat e të fisnikërojnë shpirtin njerëzor.
Hn’F, siç theksoi ai para kineastëve të ardhur nga tri kontinentet e botës, festivali kishte nisur rrugëtimin katërmbëdhjetë vjet më parë duke luajtur rolin e afrimit të artistëve në një skenë.
“’Hyjnesha në fron’ sot ka bashkuar artistë, aktorë, regjisorë nga të paktën tri kontinente të botës. Së bashku do të kemi rastin të shikojmë disa dhjetëra filma të metrazhit të gjatë e të shkurtër, filma që na vijnë nga çdo cep i rruzullit tokësor”, tha ai.
Idetë gjatë këtyre ditëve do të qarkullojnë lirisht, përkundër faktit se vizat vazhdojnë ta kufizojnë lëvizjen e njeriut tonë, theksoi më tej Ajeti duke porositur se si “arti nuk pranon kufizime të tilla si vizat”.
Ky repertor e këta mysafirë na e përkujtojnë për herë të nëntë me radhë se ky komunitet përballon një nga sfidat e radhës që i del përpara dhe se duke përkujtuar figurat që inspiruan me guximin, dijen e talentin ai sheh modelin për ndërtimin e së ardhmes.
“Në vitin 2002 e filluam së bashku kur u zotuam se do të përkujdesemi që personaliteteve të shquara nga fusha e krijimtarisë artistike, tu sigurojmë një pleqëri më të dinjitetshme”, theksoi drejtori i Hn’F-së Ajeti, i cili tha se këtë ide duhet ta çojmë deri në fund.
Propozimi ndodhet tek organizatori i festivalit, i cili do të kujdeset ditëve në vazhdim për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme për t’ua proceduar atë institucioneve për miratim.
Me këtë propozim që na nderon të gjithëve, Ajeti e shpalli të hapur edicionin e nëntë të Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”.
H’nF

hnf2 hnf3

hnf6     hnf7

hnf4 hnf5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *