Hapet Edicioni i XI-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’

Me fjalën hyrëse Makfire Miftari, drejtoreshë ekzekutive e festivalit të filmit ‘Hyjnesha në Fron’ dhe Besim Ajeti, drejtor dhe themelues, e shpallën të hapur edicionin e sivjemë, të XI-të, të festivalit të filmit ‘Hyjnesha në Fron’.

Ky edicion po mbahet prej 23 deri më 27 Gusht 2018, dhe ka a një program mjaft të pasur me kategori të ndryshme filmash të cilët do të shfaqen në tri kinema – në vagon treni statik, në stacion të trenit dhe kino Armata – duke u munduar të ngris vetëdijen mbi ruajtjen e një pjese të bukur të kryeqytetit. Në kuadër të programit janë poashtu edhe punëtori të ndryshme profesionale. Mbrëmja e parë u pasua me premierën rajonale të filmit me ko-produksion lituanez-letonez-kroat ‘ Breathing Into Marble’.

Fituesit në kategoritë e ndryshme do të shpallen nga juria në përbërje të artistëve: Edëin Mingard (regjisor, Mbretëri e Bashkuar), Mark Norfolk (regjisor, Mbretëri e Bashkuar), Agim Sopi (regjisor, Kosovë), Kimete Berisha (publiciste, Kosovë), Naser Shatrolli (dramaturg, Kosovë) dhe Yll Berisha (regjisor, Kosovë).

Dita e sotme ka në program shfaqjen e filmave të shkurtë, të gjatë, dokumentar, si dhe ata për fëmijë në kuadër të segmentit HYJNESHA Kids. Filmat shfaqen në tri kinematë e lartëcekura.

Programi i sotëm

24 Gusht 2018

16:00
Category: Shorts

Icons – Director: Ronnie Cramer 5.10min, United States, 2018
Just Words – Director: Ilia Antonenko 23.57min. Russian Federation, 2015
Fahroozan – Director: Mirabbas Khosravinezhad 12 min. Iran, 2017
Cold Feet – Director: Keishi Suenaga 27min. Japan, 2017
Maniera Greca – Director: Kirineos Papadimatos 13.15min. Greece, 2017

18:00
Category: Documentary Film

Plague – Director: Koldo Almandoz 9.58min. Spain
Los Mambsies – Director: Russell McMahon, Kamrin Nielsen 12.09min. USA

20:00
Category: Feature Film

Haldaa – Director: Tauquir Ahmed 95 min. Bangladesh, 2017 (EU premiere, premierë evropiane).

HYJNESHA KIDS

Cinema: Train Station Prishtina

14:00

My short words – Director: Bekir Bulbul 70 min. Turkey, 2017 (Film artistik per femije / Kid’s Movie)
Whats inside “Hyjnesha ne fron” – Director: Mikio Saito 2’32”, Japan (Children’s animated short film – film i shkurtër i animuar për fëmijë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *