Dy juritë e festivalit ndajnë shtatë çmime prestigjioze

Regjisori Agim Sopi së bashku me Moni Damevskin nga  Maqedonia dhe  Yaron Lapid Heathrown nga Britania e madhe do të përfaqësojnë treshen e jurisë kyresore që do të bëjë vlerësimin e repertorit të filmave të metrazhit të gjatë

FK, 31 gusht (Hn’F) – Festivali ndërkombëtar i filmit ka bërë publik emrat e jurisë së tij, në mesin e të cilëve gjenden emra të shquar të kinemasë vendore dhe ndërkombëtare si regjisori Agim Sopi, së bashku me dy filmbërësa të tjerë ndërkombëtarë ka bërë të ditur, organizatori i festivalit.

Regjisori Agim Sopi së bashku me Moni Damevski  nga  Maqedonia dhe  Yaron Lapid Heathrow nga Britania e madhe do të përfaqësojnë treshen e jurisë kyresore që do të bëjë vlerësimin e repertorit të filmave të metrazhit të gjatë për të ndarë çmimet e festivalit.

Juria është e ndarë në dy grupe punuese dhe përveç jurisë së filmave artistikë të metrazhit të gjatë që do të ndajnë pesë çmimet e vlefshme ekziston edhe paneli i jurisë vlerësuse për filmat e metrazhit të shkurtë.

Filmat konkurrojnë për këto çmime: Filmin e metrazhit të gjatë më të mirë, Regjia me mirë, Skenari më i mirë, Aktori më i mirë dhe Aktorja më e mirë, kategori këto nga zhanri artistik i metrazhit të gjatë.  Ndërsa, nga kategoritë e filmave shkurtë do të ndahen dy çmime të vlerfshme si Filmi i shkurtë më i mirë dhe një çmim opcional për skenarin më të mirë, aktorin apo aktoren më të mirë.

Jurinë vlerësuese për filmat e metrazhit të shkurtë e përbëjnë: regjisori Arsim Haliti, aktorja Zeta Bahtiri dhe dramaturgu Arian Krasniqi.
Hn’F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *