Dita e III-të në Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ sjell premierën botërore të filmit ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit)

Dita e tretë e Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’ 2018 ka një program mjaft të pasur me kategori të ndryshme filmash të cilët do të shfaqen në dy kinema – kinoja në stacion të trenit dhe Kino Armata. Dita fillon me segmentin për më të vegjëlit HYJNESHA Kids prej orës 14:00 në kinon në stacionin e vjetër të trenit ku do të shafqen filma artistik dhe të animuar për fëmijë.

Paralelisht në të njëjtën kohë në Kino Armata do të shfaqen filma të metrazhit të mesëm nga produksione të huaja. Pasditja e vonë e ditës së tretë është e rezervuar për filma të gjatë artistik të produksioneve të huaja dhe kulmon me shfaqjen e premierës botërore të filmit hungarez ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit) që nis në orën 20:00 në Kino Armata.

Në kuadër të programit janë poashtu edhe punëtori të ndryshme profesionale si dhe një ekspozitë e veprave të artit që do të jetë e hapur tek stacioni i vjetër i trenit në Prishtinë.

Hyrja në të gjithë filmat është pa pagesë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit.

PROGRAMI I DITËS SË TRETË
25 Gusht 2018 – August 25, 2018

14:00
‘My Short Words’ – Director: Bekir Bulbul, 70 min. Turkey 2017 (Film artistik për fëmijë / Kid’s Artistic Movie)
“What’s Inside ‘Hyjnesha në Fron’ ” – Director Mikio Saito 2’32”, Japan (Film i animuar për fëmijë – Children’s animated film)

Kino Armata -Prishtine

14:00
‘Eight Days’ – Director: Jasmin Pivic, 9.55min. Bosnia and Herzegovina, 2018
‘No Ghosts’ – Director: Ragnar Snorrason 15.51min. Iceland, 2017
‘Tzar Bomba’ Director: Oskar Rosetti 14min. Sëitzerland, 2018
‘A Ferry Tale’ – Director: Mehmet Tigli 10.14min.Turkey, 2018
‘The Waste Land’ – Director: A Cheng Dong 15min. China, 2017

16:00
‘Stone Circle’ – Director: Patrick Pfister United States 2017 109 min

18:00
‘Un’ Ati’ – Director: Mark Norfolk 91min. Kosovo/ Great Britain, 2018

20:00
‘The Devoted’ – Director: Pozsgai Zsolt 99min. Hungary, 2018 (Premirë botërore – World premiere)

22:00
‘Dad is Pretty’ – Director: Park So Min 92min, Republic of Korea, 2017 (Premierë europiane -European premiere)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *