Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hyjnesha në fron”

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Hyjnesha në fron”

Filmat e dy kategorive, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë vijnë në ceremoninë shpërblyese të Hn’F-së duke u përpjekur të ngjiten në skenë për të rrëmbyer sa më shumë nga shkëlqimi i Hn’F-së. Pjesë e festës përmbyllëse është koncerti i rock bendit të popullarizuar kosovar “Jericho” që do të shfaqet drejtpërdrejt në amfiteatrin e stacionit, menjëherë pas ndarjes së çmimeve. Në koncert do të performojë DJ Nardi Zeqiraj, gjithashtu.

FK, 2 shtator, Hn’F – Shtatë çmime dhe statueta të “Hyjneshës në fron” nga Dardania antike do të ndahen për filmat më të mirë në festival, të cilët do të përzgjidhen nga ana e jurisë profesionale, të dielën në një ceremoni festive që do të mbahet në amfiteatrin e stacionit të trenave në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur organizatori i festivalit të filmit, Hn’F.
Statuetat e famshme të Hyjneshës në fron, origjinalet e së cilës datojnë nga parahistoria, më se pesëmijë vjet të vjetra vijnë me shkëlqimin bashkëkohor dhe me vlerat e rinovuara për arritje kinematografike, të cilat organizatori do t’i theksojë të dielën.
Për Filmin më të mire të festivalit Hn’F do të konkurrojnë rreth dyzet produksione kinematografike nga tri kontinente, filma nga vendet e zhvilluara industriale por edhe filma nga vende të vogla e prodhime të pavarura.
Pjesë e festës përmbyllëse është edhe koncerti rock bendit të  popullarizuar kosovar “Jericho” që do të shfaqet drejtpërdrejt në amfiteatrin e stacionit, menjëherë pas ndarjes së çmimeve. Në koncert do të performojë DJ Nardi Zeqiraj, gjithashtu.
Filmat e dy kategorive, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë vijnë në ceremoninë shpërblyese të Hn’F-së duke u përpjekur të ngjiten në skenë për të rrëmbyer sa më shumë nga shkëlqimi i Hn’F-së.
Hn’F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *